“Djem të thjeshtë, ja çfarë u duhet tani”. Calabria mirëpret afrimet e fundit

Davide Calabria pret që edhe ky sezon që do të nisë do të jetë entuziazmues dhe sigurisht që i uron mirëseardhjen afrimeve të fundit…

“Jam i lumtur që jam kthyer. Unë gradualisht po rikuperoj gjendjen time fizike, lëvizjet e fushës dhe mbi të gjitha hapësirat.

Ishte një operacion mjaft delikat dhe ndiej disa shqetësime herë pas here, por gjithçka po shkon për mirë”.

Për para-sezonin: “Na presin dy ndeshje të rëndësishme miqësore: ne duhet të ndërtojmë besim, gjendje fizike dhe afrimitet.

Jemi në rrugën e duhur. Jemi takuar me ekipe që janë përpara nesh me përgatitje dhe në këtë fazë të kesh nisur stërvitjet 7 ditë përpara bën diferencën.

Fizikisht jemi në formë të mirë. Duhet të njihemi dhe të rikthehemi në ritëm, por jemi në rrugën e duhur”.

Për nënshkrimet e reja: “Ata janë djem të thjeshtë,  filluan të kenë besim menjëherë dhe gradualisht do të gjejnë ritmin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu