Një gol që nuk do ta harrojë kurrë, edhe pse do të kishte dashur që ajo tribunën nën hijen e të cilës realizoi, do të ishte e mbushur plot me tifozë kuqezi!
E kanë parë nga tv, natyrisht, ashtu sikurse dhe pasimin “çokollatë” të Hakan Calhanoglu, me një asist fantasik…
Duhet të zëvendësonte Ibrahimovic dhe deri tani, në term golash, e ka bërë. Lorenzo Colombo është përgjigjur me gol dhe një supergoditje e pritur nga portieri kundërshtar.
Veç kësaj, Colombo bëhet lojtari më i ri i Milanit (18 vjet e 200 ditë) që shënon me fanelën kuqezi (përfshihen të gjitha kompeticionet) që nga M’baye Niang në dhjetor 2012 kundër Reggina në Kupën e Italisë…