Djaloshi i heshtur, klubi nuk e nxorri asnjë ditë në merkato! 500 mijë eurot që sot vlejnë 10-fish

Një nga paraqitjet pozitive të Milanit ndaj Venezia i takon sigurisht Pierre Kalulu. Mbrojtësi i djathtë i kuqezinjve debutoi si titullar dhe tregoi të gjithë potencialin e tij, duke nxjerrë në pah tre karakteristika: vendosmëri, sakrificë dhe krosime në krah.

Një djalë i përulur i gatshëm të përfshihet për të mirën e ekipit.

Një rezervë luksoze, nëse duam të themi, por kush e di që së shpejti ai do të jetë në gjendje të luftojë me Davide Calabria për një fanellë titullari në korsinë e djathtë.

Klasa e vitit 1996 është i pazëvendësueshëm për momentin, por cilësitë e francezit të ri janë të njohura, duke marrë parasysh një perspektivë edhe më të gjerë…

Kalulu erdhi në heshtjen totale dhe madje u mendua se do të ishte pjesë e ekipit Primavera por Pioli & Co panë te kapiteni i Lyon U-21 karakteristikat e një lojtari “të rritur” në mentalitet, me personalitet dhe gati për të hedhur hapin me të mëdhenjtë.

Edhe gjatë verës shumë u përfol për faktin nëse duhet të qëndronte ose jo, por klubi që në fillim të qershorit mori vendimin për ta mbajtur dhe ndaj nuk dëgjoi asnjë ofertë huazimi që mund të vinte si nga Serie A, ashtu edhe nga Franca.

Kalulu po rritet dukshëm dhe së shpejti mund të ketë edhe më shumë hapësira.

Në dy raste, ndaj Juventusit dhe Venezias, iu afrua golit, pikërisht sepse e sulmon zonën kundërshtare shumë.

Një intuitë e madhe e Moncada, që ia këshilloi Maldinit dhe Massara, i cili negocioi me familjen dhe te Lyon shkuan vetëm 500 mijë eurot e formimit…

Sot Kalulu vlen të paktën 6-7 mln euro dhe Milani nuk ka ndër mend që ta lëshojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu