“Djalli” përgatit ofertën për talentin, nga Franca: “Ai ka marrë një vendim tashmë”

Në orët e kaluara, disa zëra janë shfaqur në lidhje me një përshpejtim të mundshëm të negociatave mes Milanit dhe lojtarit francez Amine Adli.

Sipas thashethemeve, të raportuara këtë mëngjes nga Tuttosport, klubi kuqezi do të ishte i gatshëm të investonte nga 8 deri në 9 milion euro për talentin e Toulouse, një profil që pëlqehet nga disa klube evropiane (përfshirë Borussia Dortmund).

Maldini dhe Massara do të dëshironin të digjnin konkurrencën, pasi me lojtarin e kanë akordin.

Sakaq, sipas Foot Mercato, Amine Adli, këtë vit 33 paraqitje, 8 gola dhe 7 asistime ne Ligue 2, ka edhe disa admirues përveç Milanit.

Në fakt, ka Marseille dhe disa ekipe gjermane dhe angleze. Vlerësimi i Adli, i lindur në 2000, është rreth 10 milion euro, duke qenë se kontrata e tij skadon në qershor 2022.

Adli do të marrë vendimin se ku do të luajë vitin e ardhshëm, kur të kthehet nga pushimet. Milani mbetet në dritare dhe ndjek zhvillimet!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu