“Djalli” pas talentit të Sampdoria-s, Ferrero: “E shes vetëm me një kusht!”

Djaloshi danez dhe futbollisti i Sampdorias, Damsgaard, vodhi vëmendjen e evropianëve të mëdhenj në këtë kompeticion kontinental që është duke u zhvilluar aktualisht.

Mikkel Damsgaard po udhëheq një Evropian tronditës me paraqitjet e tij të shkëlqyera.

Tashmë, në sezonin e tij të parë te Sampdoria ai tregoi të gjithë potencialin e tij, dhe me Danimarkën e tij ai po konfirmon gjërat e mira të treguara.

Një djalosh i datëlindjes 2000 që tregohet si veteran dhe tani ka radhë për të, ose më saktë, një farë ankandi…

Milani është ndër klubet më të interesuar për zbulimin danez, por konkurrenca është me të vërtetë e madhe.

Përveç kuqezinjve, Barcelona, Juventus, Inter dhe Roma e kanë shënjestruar.

Tashmë ka një vlerë tregu prej 25-30 milion eurosh, por kini kujdes, sepse kostoja e tij mund të rritet akoma.

Shumë do të varet nga rezultati i Danimarkës në Euro2020 dhe gjysmëfinalja ndaj Anglisë.

Presidenti i Sampdoria foli qartë. Në një intervistë të raportuar nga Gazzetta dello Sport në edicionin e saj të sotëm, numri “1” i Sampdoria u përgjigj me vendosmëri për të ardhmen e Damsgaard. “Nuk është për shitje” gjëmoi Ferrero, përveç nëse …

Sampdoria bleu Mikkel Damsgaard sezonin e kaluar për vetëm 6.7 milion euro. Tani, klubi i Sampdoria mund të llogarisë në fitimin e një kapitali më shumë se të konsiderueshëm nga shitja e tij.

Sidoqoftë, Ferrero e quan të pashitshëm vetëm nëse “nuk vjen oferta e duhur”.

 “Unë prisja që Mikkel të ishte aq i fortë: por lojtari nuk është në shitje, përveç nëse arrin një ofertë që mund të na entuziazmojë.

Ndryshova mënyrën e të parit të futbollit. Sigurisht, diçka do të duhet të bëhet, por unë nuk do të shes askënd pa çmimin e duhur, kini kujdes”.

Oferta për të cilën ai flet është një nga ato më të rëndësishmet, për të paktën 30 ose 40 milion euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu