“Djalli” në krye me pikë të plota: nuk kishte ndodhur për 25 vjet!

Fitorja ndaj Interit i jep Milanit një ecuri fantastike edhe pse jemi ende në javët e para. Kuqezinjtë qëndrojnë në vend të parë me 12 pikë të plota, me vetëm një gol të pësuar dhe 9 gola të shënuar.

Djalli nuk qëndronte në krye të kampionatit prej sezonit 2011-2012, kur Massimiliano Allegri udhëhoqi kuqezinjtë me një Zlatan Ibrahimovic në qendër të sulmit të tij. Pikërisht ai suedezi që është edhe sot.

Por e veçanta e vërtetë është se Milani aktualisht është me pikë të plota.

Kanë kaluar 25 vjet që kur “Djalli” nuk e kishte filluar kampionatin aq mirë. Në sezonin 1995-1996, Milani i Fabio Capello filloi shkëlqyeshëm, duke mposhtur Padova, Udinese, Roma dhe Atalanta në seri radhazi.

Katër fitore në katër javët e para, ashtu si për Milanin aktual të Pioli. Në atë rast të largët, kuqezinjtë u diplomuan si kampionë të Italisë. Një precedent që mund t’i sjellë mirë Ibrahimovic me shokët e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu