Djali i Stankovic ofendon Milanin, pastaj fshin postimin!

Pas ndeshjes Milan-Crvena Zvezda, Dejan Stankovic tha se ishte i hidhëruar nga eliminimi nga Europa League.

Ish-lojtari i Interit komplimentoi ekipin e tij për qëndrimin në ndeshjen e dyfishtë kundër kuqezinjve me sinqeritet dhe sportivitet.

Cilësi të panjohura për djalin e tij Filip i cili, përmes profilit të tij në Instagram, e uroi babanë Dejan në një mënyrë të veçantë, duke thënë se ishte krenar për të.

Asgjë e keqe deri këtu, por më tej ai kishte shtuar edhe hashtagun thellësisht ofendues #MilanMerda.

Djali, aktualisht portier Inter Primavera, menjëherë hoqi postimin, ndoshta duke kuptuar idiotësinë e tij…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu