“Ditët kalojnë dhe çështja Donnarumma i lë drejtuesit e Milanit pa gjumë”

Donnarumma-Milan, telenovela sapo ka nisur edhe pse Paolo Maldini shfaqet i qetë dhe i qeshur! Megjithatë, sipas drejtorit të Tuttomercatoëeb, Michele Crisciello – i cili foli në editorialin e tij për situatën në Milano – gjërat  nuk janë kaq të “buta”

“Milan luan kartat e saj më të mira, në anën tjetër Raiola ka bërë gjithsesi … poker. Mbi Donnarumma duhet bërë një reflektim i gjerë”.

“Milani tashmë ka humbur. Nëse ai largohet dhe humb portierin e 10 viteve të ardhshme me kosto 0 është një dëm i pabesueshëm. Më shumë ekonomik sesa teknik”.

“Nëse ai qëndron me klauzolën do të jetë e nevojshme të kuptohet se për çfarë klauzole po flasim dhe nëse ai rinovon, por me kushtet që do të dëshironte Raiola, me 10 milion neto në sezon, atëherë do të ishte një rinovim i çmendur për një portier. E gjitha kjo pa pasur sigurinë e kualifikimit në Champions”.

“Ditët kalojnë dhe çështja Donnarumma nuk i lë drejtuesit kuqezi të flenë të qetë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu