Ditë historike për ish-milanistin Rui Costa!

Ditën e shtunë janë zhvilluar zgjedhjet për presidentin e ri në shtëpinë e Benfica-s. Pse lidhet me Milanin? Sepse ish-figura kuqezi ka triumfuar…

Mëngjesin e së dielës, klubi ka lajmëruar zyrtarisht emrin e numrit një të ri: bëhet fjalë për Manuel Rui Costa, ish-kampion edhe i Milan-it, i cili është brë presidenti i 34-t i klubit. Portugezi do të jetë në drejtim deri në vitin 2025.

“Kjo është një ditë historike, por fituesi i madh i këtyre zgjedhjeve nuk jam unë, por gjithë Benfica.

Me 40.115 votues, kemi patur  mobilizimin dhe pjesëmarrjen më të madhe të të gjitha kohërave, kjo është një dëshmi krenarie dhe dashurie kundrejt klubit. Dua të falënderoj tifozët që kanë dashur t’u dëgjohej zëri”, ka thënë Rui Costa.

“E di mirë përgjegjësinë e madhe që më është dhënë: objektivi ynë është të fitojmë. Të fitojmë gjithmonë në të gjitha kompeticionet ku do të marrë pjesë klubi ynë i madh. Ky është prioriteti absolut”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu