Disa ekipe të Serie B interesohen për 20-vjeçarin e Milanit! Pioli do të marrë vendimin final

Mes të rinjve të Milanit që u dallua në miqësoren ndaj Monza së Broçhit nuk ishte vetëm Daniel Maldini, por edhe Gabriele Bellodi, mbrojtësi i datëlindjes 2000 (20 vjeç) i kthyer te kuqezinjtë pas eksperiencës në huazim te Crotone, ekip që sivjet do të luajë në Serie A.

Djaloshi nga Mantova gjatë këtij grumbullimi do të përpiqet të bindë Piolin, por merkato e Serie B e ndjek shumë me kujdes dhe Pisa, Ascoli por edhe Salernitana janë të interesuara në formë huazimi.

Milani i beson ende djaloshit dhe nuk ka ndër mend ta shesë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu