“Dikur zgjidhja Ibra në PS4, sot jam krenar që luaj përkrah tij. Me Zlatan nuk kemi frikë askënd”

Sezoni për Rafael Leao ka nisur mes Covid-19, paraqitjeve të mira, asist dhe gola, por edhe një dëmtimi që e la sërish jashtë Milanit.

Tani është rikthyer dhe dje ndaj Sparta Prague zhvilloi disa minuta në pjesën e dytë. Duke folur në mikrofonat CBS, Rafael Leao u ndal në shumë aspekte të dhomës së zhveshjes kuqezi, sekreti i rilindjes: nga rritja e ekipit te shokët e tij të skuadrës Ibrahimovic dhe Hauge.

Për Ibrahimovic: “Ibra? Luaja me të në PlayStation 4 kur u transferova në Milano dhe tani luaj dhe stërvitem me të në jetën e përditshme.

Çdo ditë pranë Zlatanit është një mundësi për tu rritur, jam shumë krenar dhe po përpiqem ta dëgjoj dhe të bëhem më i mirë çdo ditë falë ndihmës së tij.

Jashtë fushës ai luan, bën shaka dhe argëtohet, por në fushë, është ndryshe. Ai është shumë i ashpër dhe nuk bën shaka shumë. Kur e keni atë pranë jush, mund të mposhtni çdo skuadër. Nuk ka rëndësi se kundër kujt luani. Ibrahimovic është një ikonë: nëse e keni atë në ekipin tuaj, ju mund të arrini qëllime të mëdha”.

Për mënyrën se si Milani përgatit ndeshjet: “Ne kemi Ibrahimovic i cili solli përvojë të madhe për të luajtur në Champions League dhe për të fituar Ligën e Evropës. Ne kemi lojtarë të rinj dhe një trajner të shkëlqyeshëm si Stefano Pioli. Pioli na thotë të mos e ndiejmë presionin, por vetëm të luajmë lojën tonë dhe të argëtohemi. Kur e dëgjoj këtë, unë bëj. Më pëlqen loja”.

Faisal HQ on Twitter: "Leão & Hauge #CelticMilan… "

Për ndryshimin e madh të Milanit pas bllokimit të futbollit: “Që kur u kthyem në fushë pas bllokimit, ne jemi përballur me çdo ndeshje sikur të ishte një finale. Gjithmonë i kemi thënë vetes: Kjo garë është finale, sfida tjetër është finale. Ky ishte ndryshimi”.

Për golin e Hauge në San Siro kundër Celtic: “Në fund të pjesës së parë, kur ishim në dhomat e zhveshjes, i thashë: vëlla, vazhdo kështu dhe syno një kundër një dhe do të shohësh që shënon. Ai është një shoku im i skuadrës. Nëse ai po ndihmon ekipin, ai po më ndihmon mua. Kur skuadra nuk po bën mirë, është e vështirë për lojtarët të vihen re”.

Pesha e fanellës: “Është e qartë. Kur kemi një ndeshje, e dimë që duhet të japim 100% sepse ky klub ka fituar 7 Champions League. Pavarësisht nëse është Coppa Italia apo Europa League, nuk na intereson: ne gjithmonë duam të fitojmë ”.

Për reagimin e Milanit në rast humbjeje: “Nëse humbasim, ne do të përmirësohemi dhe do të përpiqemi të mësojmë nga humbja.

Klubi na jep shumë besim, nuk kemi asnjë presion, ne kënaqemi me ndeshjet. E rëndësishme që një lojtar i ri të mos ndiejë presionin dhe të shijojë lojën, në mënyrë që ai të demonstrojë atë që di të bëjë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu