Dikur u stërvit vetëm dy javë me Milanin, flet “bizonti”: “Janë me fat që luajnë me fanelën kuqezi dhe nuk e kuptojnë”

E shkurtër por intensive… Kështu mund të përmblidhet përvoja e Dario Hubner te Milani. Një aventure që zgjati disa ndeshje në një turne në Amerikë.

Tani, përmes një postimi në rrjetet sociale, një ndër bomberat më të dashur për tifozët sepse ishte pikërisht emblema e “klasës punëtore” që kishte fluturuar drejt parajsës dhe kishte dhuruar emocione, u kushtoi një mendim atyre ditëve kuqezi.

Por, përmbledhja e bërë prej tij për atë turne veror me Milanin, e vetmja herë në karrierë kur mbajti fanelën e Djallit, gjithashtu ishte një mendim referuar atyre që, deri më sot, largohen me një lehtësi të madhe për të fituar diçka më shumë diku tjetër…

Referenca është e qartë për Calhanoglu dhe Donnarumma. Sidoqoftë, fjalët e tij jemi të sigurt se do t’ju drithërojnë dhe ngrenë qimet përpjetë…

“Kur Vanni Pozzuolo, agjenti im, më shkroi se do të shkoja në turne me Milanin në verë, mu dridh lëkura dhe mezi prisja…

Nuk u besoja veshëve, ishte një ndjenjë e mrekullueshme, një nga më të mirat në jetën time. U stërvita fillimisht në Milanello, gjithmonë duke ndjerë drithërima në shpinë kur mendova se kisha ecur në të njëjtën lëndinë si kampionë si Gullit, Van Basten, Maldini dhe Shevchenko.

Më pas u nisa për në SHBA. Edhe pse, pas përvojës, nuk qëndrova te Milani, ato ditë i mbaj gjithmonë brenda meje”.

Pas kësaj, këtu është pasazhi në futbollin e sotëm dhe vendimet e paqarta të lojtarëve.

“Nuk e kuptoj se si, në ditët e sotme, ka lojtarë që kanë fatin të luajnë në një klub të lavdishëm si Milani dhe nuk e kuptojnë.

Unë kurrë nuk do të shpjegoj se si disa vlera dhe pasione mund të lihen mënjanë në favor të thjesht interesave personale.

Ndoshta futbolli i sotëm është kaq i ndryshëm nga imi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu