Dikur e kritikonte, politikani Salvini ndryshon totalisht opinion për Milanin!

Matteo Salvini, politikani dhe udhëheqësi i Lega dhe tifoz i madh i Milanit, foli për Radio CRC në lidhje me luftën Scudetto:

“Scudetto? Nëse Milan dhe Napoli luftojnë deri në ditën e fundit.

Për mua kampionati mund të mbarojë edhe sot. Napoli dhe Milani luajnë mirë këtë vit, shpresoj se mund të shkojmë përpara duke menduar edhe për një kthim të tifozëve”.

Salvini më pas foli për çështjen e mbylljes së stadiumeve: “Mund të them se shpresoj që sa më shpejt tifozët të jenë në gjendje të kthehen për të shijuar ekipet e tyre, jo aq shumë si tifoz, por sepse futbolli, si teatri, nuk është i njëjtë pa spektatorë.

Padyshim, duke marrë parasysh distancat dhe masat paraprake”.

Salvini ka qenë gjithmonë kritik me Milanin por të paktën këtë vit nuk ka thënë asnjë fjalë të keqe për kuqezinjtë, që pas ardhjes së Ibrahimovic.

Skuadra e Piolit nuk humbet prej 20 ndeshjesh radhazi dhe ka fituar 14 të tilla duke barazuar 6.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu