DIAZ TE “DJALLI”: Huazimi dhe pakti prej zotërinjsh mes Milanit dhe Reali! Ja si parashikohet

Brahim Diaz do të nënshkruajë me Milanin deri në 30 qershorin e ardhshëm pasi sot pasditë të kryejë vizitat mjekësore sipas ritualit të njohur tashmë.

Talenti i Real Madrid vjen në huazim të thjeshtë, pa të drejtë blerje nga Milani dhe riblerje nga Real Madrid. Por, La Gazzetta dello Sport shpjegon se si huazimi “i thatë” mund të ndryshojë formën gjatë sezonit.

Gjithçka do të varet nga ndikimi që spanjolli do të ketë në futbollin italian. Real Madrid beson në potencialin e djalit dhe për këtë arsye preferuan të mbanin një kontroll të kartonit.

Nga ana tjetër, në Milano janë të bindur se një vit shpërthyes mund ta bindë vetë Diaz të kërkojë nga “Blancos” të qëndrojnë përsëri në Milanello.

Mes klubeve ka miqësi të ngushtë dhe një “pakt zotërinjsh” për Diaz! Në rast se Paolo Maldini gjatë sezonit do të negociojë ose madje më përpara, një rrugë e mesme do të gjendet, natyrisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu