Brahim Diaz u intervistua nga Sky Sport në fund të ndeshjes së Milan-Sparta Prague 3-0.
Spanjolli ishte fantastik sonte dhe shënoi gol dhe kontriboi edhe për ekipin, madje shpesh duke bërë edhe numra të mrekullueshëm me topin.
Për momentin: “Ne jemi një ekip, përpiqemi të bëjmë më të mirën. Jam i lumtur për këtë gol dhe për fitoren”
Për rolin: “Mesfushori sulmues është pozicioni im i natyrshëm, por zgjedhjen ia lë trajnerit.
Të gjithë po bëjmë mirë, jemi të kënaqur me këtë formë, duke lëvizur nëpër fushë”.
Për Ibrahimovic: “Ai është një vëlla më i madh, është afër meje, më jep këshilla. Ekziston një ndjenjë e mirë mes nesh dhe unë jam i lumtur për këtë”.
Për golat: “Jam shumë i lumtur, duhet të vazhdoj të jap maksimumin në këtë klub të madh. Skuadra dhe unë jemi shumë të lumtur dhe duam të vazhdojmë kështu”.
Për zgjedhjen: “Unë erdha këtu dhe isha shumë i lumtur që nga momenti i parë, jam i lumtur që gjeta vazhdimësi, të gjithë po bëjmë çmos për të fituar çdo ndeshje”.