Brahim Diaz pati një ndikim të menjëhershëm te Milani.
Spanjolli menjëherë hyri në skemat e Stefano Pioli, duke demonstruar cilësi shumë të rëndësishme. Kuqezinjtë do të dëshironin ta blinin atë, por beteja me Real Madrid nuk do të jetë e lehtë.
I intervistuar nga Sportmediaset, Diaz tregoi të gjithë dëshirën e tij për t’u bërë të rëndësishëm për Milanin dhe menjëherë të fitojë një titull:
“Scudetto? Ne do te perpiqemi. Sot po i bëjmë gjërat në mënyrë korrekte, le të shohim nga një lojë në tjetrën. Ka qenë një muaj i mirë për mua dhe për të gjithë ekipin. Të ndihmosh shokët e skuadrës duke shënuar gola është një kënaqësi”.
Brahim Diaz përqendrohet te Zlatan Ibrahimovic, vendimtar për rritjen e tij: “Ibrahimovic? Ai është një person i shkëlqyeshëm, ka shumë vëmendje ndaj meje dhe më jep shumë këshilla.
Ai është një lojtar që ka bërë një ndryshim dhe që vazhdon ta bëjë atë, ne duhet ta mbajmë fort”.