Diaz-Milan, rroga dhe numri i mundshëm i fanelës! Spanjolli mezi pret aventurën kuqezi

Brahim Diaz te Milani, një operacion i ndjekur nën gjurmë nga Maldini dhe i finalizuar me sukses ditën e sotme, kur Reali dhe kuqezinjtë kanë rënë dakord.

Spanjolli do të vijë në huazim, teksa kanë dalë edhe lajmet e para sa i përket fanelës të cilën do të veshë. Talenti i Real Madrid, që dikur e pagoi 17 mln euro te Manchester City, pritet që të kërkojë nr.21 që është lënë bosh nga Zlatan Ibrahimovic, pasi ka marrë atë me numër 11.

Diaz e ka përdorur këtë numër edhe te Real Madrid dhe do të donte të mos e ndryshonte edhe në aventurën e tij kuqezi. Lojtari, sakaq, mezi pret të nisë aventurën kuqezi!

Sakaq, rroga e futbollistit pritet të jetë 500 mijë euro, aq sa edhe fitonte te Real Madrid. Më pas, në rast se Milani do ta mbajë, sigurisht që do të kapë shifra më të mëdha, deri në 2 mln euro në sezon!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu