Diaz-Milan, programohet takim me Real Madrid! Problemi qëndron te Zidane

Transferimi i Brahim Diazit te Milanit, edhe pse vetëm huazim, ishte një goditje e fshehur e Paolo Maldinit që po punonte prej kohësh por doli në sipërfaqe vetëm ditët e fundit!

Ish-sulmuesi i Real Madrid menjëherë u përshtat me botën e Milanit dhe tregoi cilësitë e tij të mëdha.

Deri tani dy gola të shënuar prej tij me fanelën kuqezi mes Serie A dhe Europa League, edhe pse djaloshi nuk është aktivizuar me vazhdimësi.

Te Milani ka gjetur ambjentin ku dëshiron të rritet, por ajo që sot është thjesht e tashmja nesër mund të bëhet e ardhmja.

Sipas raporteve nga calciomercato.com, Maldini dhe Massara tashmë po planifikojnë një takim me Real Madrid për të kërkuar blerjen e lojtarit që arriti në huazim.

Një negociatë që nuk do të jetë e lehtë, sepse “merengues” janë po aq të bindur për potencialin e 21-vjeçarit, për këtë arsye ata nuk dëshironin ta humbisnin.

Vetë Zinedine Zidane ishte ai që kur Brahim u vendos të transferohej i kërkoi Perezit që të mbahej kontrolli mbi djaloshin në rast shpërthente.

Milan do të provojë dhe një sakrificë të rëndësishme ekonomike është gjithashtu e gatshme për të siguruar lojtarin.

Brahim Diaz mund të konsiderohet gjithashtu zëvendësuesi i Hakan Calhanoglu, në rast se turku vendos të mos rinovojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu