Diaz-Milan, e gjithë formula! Do të kushtojë vetëm 1.5 mln euro këtë sezon. Klauzola? Ka një kleçkë…

Aventura e Brahim Diaz në Milano do të rinisë zyrtarisht nesër.

Spanjolli do të zbarkojë në Milano dhe më pas menjëherë do të shkojë në klinikën La Madonnina për ekzaminimet mjekësore.

Stefano Pioli do të jetë në gjendje të kthehet për të përqafuar një lojtar i cili, në finalen e sezonit të kaluar, ishte thelbësor për fitimin e vendit të dytë në Serie A.

Formula? Huazim 2 vjeçar me të drejtë blerje 22 mln euro dhe të drejtë riblerje nga Real Madrid në 27 mln euro. Por, edhe këtu ka detaje të tjera. Ashtu si tha dje Di Marzio te Sky Sport, Milani do të paguajë edhe 3 mln euro te Reali për huazimin.

Praktikisht, duke e ndarë në 2 vite, i bie që Brahim Diaz në vitin e parë do t’i kushtojë Milanit vetëm 1.5 mln euro dhe në total me gjithë taksa shumë pak.

Por, ka edhe më shumë se sa kaq. Sipas disa zërave të parë, riblerja e Real Madrid është e ushtrueshme vetëm në vitin e parë, pra në këtë rast në verën e vitit 2022 nëse Milani dëshiron ta mbajë futbollistin duke paguar kartonin e tij sipas klauzolës së ushtrueshme në 2 vjet.

Të shohim nëse ka diçka të vërtetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu