Diaz, mesazhe dashurie Milanit dhe tifozëve! Por, ka edhe një fjali për rolin e tij…

Brahim Diaz u intervistua nga Sky Sport pas ndeshjes Fiorentina-Milan.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme, jam i lumtur për tre pikët. Ne jemi një grup i bashkuar, e provuam edhe një herë, luajmë futboll të mirë dhe fitojmë”.

Për të ardhmen: “Unë jam shumë i lumtur në Milano dhe në këtë grup, gjithashtu me tifozët. Për të ardhmen do të shohim, më pëlqen ky grup, kjo skuadër dhe këta tifozë të mrekullueshëm”

Brahim Diaz u intervistua edhe nga Milan TV.

“E dinim se do të përballeshim me një kundërshtar shumë të fortë. Në pjesën e dytë e zhvendosëm topin shumë më tepër, i vumë në vështirësi dhe në fund arritëm të fitonim ndeshjen”.

A ndiheni më mirë në qendër? “Harmonia në pjesën e dytë ishte e shkëlqyeshme, unë luaj atje ku dëshiron trajneri”.

Goli: “Siç shpesh i them familjes sime, goli është gjithmonë një gol, ky ishte si grabitqar zone. Unë jam gjithmonë i lumtur të ndihmoj ekipin, duhet të vazhdojmë kështu”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu