Diaz mendon se dy gola u dhuruan: Nuk kapërdihet kjo!

Brahim Diaz u intervistua nga “Sky Sport” pas ndeshjes në “San Siro” ndaj Lille, e humbur 3-0. Ishte humbja e parë sezonale pas 10 ndeshjesh, por në total ishin 24 ndeshje radhazi pa humbje.

Spanjolli e nisi titullar sot por nuk arriti të shënonte apo dhuronte asist.

“Nuk luajtëm një ndeshje të mirë dhe dhuruam dy gola, duhet të përmirësohemi dhe të qëndrojmë të përqendruar për ndeshjet e tjera”.

“Duhet të vazhdojmë aty ku ishim, pra siç po bënim përpara kësaj ndeshje. E di që sot nuk kapërdihet lehtësisht kjo humbje dhe tre gola të pësuar, por të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë”.

Mbi rolin: “Mund të luaj në çdo pozicion dhe do të jap maksimumin ku të jetë. Mjafton të jem në fushë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu