Diaz flet me superlativa, cilëson Ibrahimovic dhe Maldini legjenda!

Brahim Diaz u prezantua sot te Milani dhe pas fjalëve në konferencë, për “Sky Sport” shpjegoi pse sipas tij Zlatan Ibrahimovic është një legjendë:

“Ka një karakter shumë të fortë, është një lojtar i madh, ndihmon të gjithë ekipin falë përvojës së tij, falë gjithçkaje që ka arritur, të gjitha trofeve dhe përvojës së tij”

“Është i jashtëzakonshëm, mund të themi se ai është një legjendë e Milanit dhe unë po ndaj dhomën e zhveshjes me të. Përvoja do të jetë shumë e dobishme”.

Sakaq, edhe mbi Maldini tha: “Maldini është një fenomen. Ai ishte në fushë dhe sot po provon se është gjithashtu jashtë fushës. Ai është një legjendë e këtij klubi, një legjendë në botën e futbollit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu