Diaz dhe dhuntia e lindur: Trajneri na vishte çorape me ngjyra por kur e pa te unë…

Brahim Diaz, kuqeziu me numër 10, u shpreh për Radio Marca në lidhje me aftësinë e tij për të luajtur mirë me të dy këmbët dhe madje goditur njësoj…

“Unë mendoj se është e lindur, thjesht mbaj mend se në moshën 4-5 vjeç më pëlqente ta kisha topin në këmbë dhe të luaja vetëm… më duhej një top vetëm për mua.

MILAN, ITALY – SEPTEMBER 28: (BILD OUT) Brahim Diaz of AC Milan controls the ball during the UEFA Champions League Group B match between AC Milan and Atletico Madrid at Giuseppe Meazza Stadium on September 28, 2021 in Milan, Italy. (Photo by Sportinfoto/DeFodi Images via Getty Images)

Edhe prindërit e mi më thonë se është e lindur kjo aftësi. Mbaj mend që si fëmijë kam pasur një trajner i cili na bëri të vishnim dy çorape, një të bardhë e cila tregonte këmbën e mirë, dhe një e zezë, e cila tregonte këmbën e dobët.

Kur tha të luanim me çorapet e zeza, megjithatë, ai pa që për mua ishte e njëjta gjë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu