DIARIO SPORT | “Pasuesi i Romagnolit mund të vijë nga LaLiga dhe falas!”

Kriza e Barcelonës, si në aspektin e rezultateve ashtu edhe nga pikëpamja ekonomike, duket e thelle! Një ekip ndër më të mirët në botë që ka vuajtur nga të gjitha llojet e problemeve kohët e fundit, veçanërisht në sektorin teknik. Fillimi katastrofik i këtij sezoni është dëshmi e kësaj.

Barça do të duhet të revolucionarizojë me forcë sa më shpejt të jetë e mundur dhe ka shumë lojtarë të gatshëm të bëjnë gati valixhet. Në fakt, nga Katalonia mund të ketë mundësi në merkato, me elementë të destinuar të largohen nga La Liga dhe të rinisin diku tjetër…

Një prej tyre është francezi Samuel Umtiti. Mbrojtësi i cili vetëm tre vjet më parë u bë kampion bote si titullar me ekipin e tij kombëtar. Ndërsa sot ai është një tepricë e Barcelonës, një alternative aspak e dobishëm që madje mund ta përshëndesë në janar.

Diario Sport, e cila është një nga portalet më të azhurnuar për sa i përket tregut të transferimeve te Barcelona, ka bere nje analize sot: francezi mund të lirohet së shpejti ndoshta qe ne janar. Në fakt, Barcelona mund të mbështetet në një klauzolë strategjike.

Klubi spanjoll mund të përfundojë në mënyrë të njëanshme kontratën e Umtiti sipas një akordi përkatës, pavarësisht mendimit të lojtarit të lindur në 1993.

Ai mund ta gjejë veten pa një ekip në mes të sezonit, por sigurisht që nuk do të ketë mungesë të kërkuesve…

Nga Spanja shkruajnë për Milanin dhe Juventusin të cilët janë shumë të interesuar për Umtiti, një lojtar me përvojë i cili mund të përpiqet të gjejë veten në Serie A pas disa vitesh zhgënjyese.

Për Rossonerët do të ishte një alternativë ideale për Alessio Romagnoli, një tjetër mbrojtës i fortë i cili rrezikon seriozisht të largohet në një transferim falas në 2022.

Prandaj, nuk mund të përjashtohet që Milani po mendon të zëvendësojë kapitenin e tyre, i cili është gjithnjë e më afër skadimit natyror të kontratës së tij, me një mundësi si Umtiti. Karakteristikat e të dyve janë të ngjashme: të dy mbrojtës fizikë, këmbë të majtë dhe me personalitet të mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu