“Diamanti” norvegjez flirton me Milanin! Ja mesazhi i tij pas ndeshjes në “San Siro”…

Një gol dhe një asist! Një natë e paharrueshme edhe për të, pavarësisht se skuadra u eliminua nga Kupat e Europës. Sezon spektakolar për djaloshin biond në Norvegji, që ka çmendur të gjithë, madje dhe trajnerin e Milanit Stefano Pioli dhe drejtorin teknik Paolo Maldini.

Duke folur për mikrofonat e TV2, “xhevahiri” i Bodo Glimt, Jans-Petter Hauge, u ndal te Milani dhe ndeshjen me kuqezinjtë

Lovely Hauge is fiery: What a format! - TV6 News

“Interesi i Milanit? Nuk është diçka në të cilën unë përqendrohem. Padyshim që është një klub në të cilin do të doja të luaja. Po flasim për një nga klubet më të mëdha në botë! Dje pata një shije të parë si në qytet ashtu edhe në stadium”.

Biseda me Maldinin? “Nuk kam qenë në zyrën e Maldini por mund të konfirmoj se e kam përshëndetur atë”

Për vlerësimet e marra: “Është shumë bukur të vërehesh dhe të vlerësojnë cilësitë që ke. Patjetër që do ta përdor si motiv për t’u përmirësuar edhe më shumë.”

Nëse Milani mund të jetë një vend i duhur për tu rritur: “Po. Për sa kohë që sistemi përshtatet dhe trajneri ka besim tek unë, një hap i tillë është i përshtatshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu