Di Stefano: Milan kontakte te reja me Ragnick, ja dhe alternativat e tjera

Vijojne te qarkullojne emrat e rinj per postin e trajnerit si dhe roleve te tjera drejtuese ne organiken e Milanit.

Se fundmi, gazetari Peppe Di Stefano, beri te ditur per Sky Sport24 emrat e rinj qe mund te marrin stolin e kuqezinjve.

Di Stefano u shpreh se ka pak shanse per rikonfirmimin e Piolit per sezonin e ardhshem. Revolucioni tashme ka nisur pas largimit te Boban dhe pritet se cdo te ndodhe me Maldini e Massara, por emrat me ne peshe qe mund te jene zevendesuesit e tyre jane Almstadt dhe Moncado. Di Stefano shton se Milani eshte rikthyer te flase me Ragnick, ai eshte alternativa e pare per stolin. Ndersa emrat e tjere qe po qarkullojne jane Marcellino, ish trajner i Villarreal dhe Valencia, si dhe Unay Emery, ish trajner i Arsenalit, nje klub qe Gordon Singer eshte shume i lidhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu