Di Marzio përgëzon merkaton e Milanit dhe ndalet te goditja Dalot: Ju nuk e njihni, por…

Gianluca Di Marzio foli për SkySport24 dhe komentoi tregun e transferimeve të Milanit, i cili u mbyll me Diogo Dalot nga Manchester United, duke mos pasur goditje finale:

“Që kur ka ardhur Elliott në timon, Milani ka ndjekur një filozofi të saktë, domethënë, duke investuar te lojtarë nën 25 vjeç dhe duke marrë huazim lojtarë mbi 25 vjeç.

Tonali është një shembull i përsosur, ai ka identikit perfekt të asaj që Milani po kërkon. Vetë futbollisti shtyu shumë për të shkuar në ekipin kuqezi. Ndër afrimet e Milanit do të nënvizoja edhe Diego Dalot sepse po flasim për një prej mbrojtësve më të fortë të djathtë në Evropë, edhe pse shumë ndoshta nuk e njohin dhe se kanë parë pasi nuk ka luajtur shumë.

Ai është i parapëlqyeri i Maldinit dhe Massaras. Është shumë i fortë dhe për këtë arsye United ka vendosur të mos u japë kuqezinjve të drejtën e blerjes, por vetëm një huazim të thatë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu