Di Marzio për rinovimet: “Çfarë di mbi Calhanoglu dhe Donnarumma! Milani ka gjetur portierin”

Eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, i cili foli në Sky Sport 24, bëri një përmbledhje të negociatave për rinovimin e Hakan Calhanoglu dhe Gianluigi Donnarumma:

“Me siguri fakti që lojtari bëri mirë vitin e fundit dhe u rrit ndikoi te agjenti dhe vetë Hakan për të kërkuar atë që meriton në pagë.

Kur një lojtar arrin praktikisht me skadimin e kontratës është e qartë se ndodh sikur të blihej përsëri. Vetë Calhanoglu thotë: nëse shkoj me zero një ekip tjetër më jep 7 milion euro në vit.

Edhe pse mendoj se me Covid është shumë e vështirë. Kështu që kërkesa fillon nga 7, Milani ofron 4, pastaj arrin 4,5 me bonuse, pastaj lojtari bie në 6, kështu që është çështje e gjetjes së kompromisit të duhur.

Mendoj se në fund Calhanoglu ditët e fundit mund të arrijë në një marrëveshje. Problemi është më shumë mbi Donnarumma, pasi ekziston një ngërç që shqetëson tifozët e Milanit.

Oferta e Milanit ishte më e lartë se paga aktuale, duhet theksuar. Donnarumma fiton 6 milion dhe Milani i ofroi atij 7.

Ai është një futbollist i datëlindjes 1999, një nga portierët më të mirë në botë, agjenti i tij thotë: “Një si ai mund të shkojë dhe të fitojë 10-11 milion euro diku tjetër”.

Ai nuk e di, por përpiqet. Deri tani ka një fazë të vështirë, le të shohim nëse kjo marrëveshje mund të gjendet në ditët e ardhshme.

Një klub i madh si Milani nuk mund të kapet i papërgatitur dhe duhet të fillojë të shikojë pak në nivelin evropian, profilet që mund të përdoren në rast të duhur.

Është identifikuar Maignan, portieri francez i Lille të cilit i skadon kontrata në 2022. Ai është shumë i fortë, ka një afat kontraktual që e bën operacionin mjaft të lehtë në këtë rast, rreth 12-13 milion euro.

Marrëdhëniet midis Lille dhe Milan janë shumë të mira pas operacionit Leao.

Nëse nuk gjendet një marrëveshje me Donnarumma, zgjedhja e parë e Milanit është portieri i Lille”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu