DI MARZIO: Milani ka bërë merkaton më të mirë, më pëlqyen shumë transferimet e kryera

Eksperti i merkatos Gianluca di Marzio ka folur rreth merkatos së mbyllur, për goditjet që munguan dhe për fuqizimet e klubeve të caktuara, mes tyre Milani me Maldini dhe Massara.

Për Di Marzion, kuqezinjtë meritojnë notë pozitive për punën që kanë bërë, edhe pse në fund nuk ka ardhur një mbrojtës.

“Merkato më e mirë u bë nga Milani. Më pëlqejnë shumë transferimet e tyre, pasi plotësuan boshllëqet dhe mbajtën të njëjtën bazë si vitin e kaluar”.

“Morën Tonalin, i cili për mendimin tim është një nga lojtarët e rinj më të mirë në qarkullim. Dalot, i cili do të jetë një surprizë e këndshme vetëm për ata që nuk e njohin dhe Brahim Diaz”.

“Milani bëri transferimet që duhet të bënte, kështu që më pëlqen shumë merkato kuqezi!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu