Di Marzio: “Milani ka akord 2 vjet me Giroud, tani Maldini vetëm pret sepse punën e ka agjenti dhe lojtari…”

Gianluca di Marzio, eksperti i merkatos, ka dhënë azhornimet e fundit mbi Giroud dhe Milan.

Sulmuesi i Francës sonte ishte protagonsit me dy gola në miqësoren ndaj Bullgarisë.

“Giroud është favoriti: lojtari i gatshëm, i pjekur, i cili është akoma shumë i mirë dhe që mund t’i garantojë Milanit besueshmëri dhe aftësi për të luajtur me ekipin që i pëlqen Piolit.

Milani tashmë kishte një marrëveshje me lojtarin: dy vjet kontratë për 3.5 milion euro plus bonuse, por pastaj Chelsea, i cili i mban këto opsione të njëanshme për shkak të skadimit të kontratave, ndryshoi disi situatën.

Por, agjentët i kanë konfirmuar Milanit se futbollisti mund të lirohet: kuqezinjtë janë duke pritur që ta zgjidhin lojtari dhe menaxherët e tij kaosin me Chelsea.

Kjo sepse ka një premtim që Chelsea i ka bërë futbollistin nëse vjen një ofertë nga jashtë Anglie dhe nëse vetë Giroud do të shtyjë drejt atij opsioni”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu