Di Marzio këmbëngul: Po ju them që Milani synon seriozisht Ilicic! Ka një kusht bazë…

I ftuar në Sky Sport, eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio foli për interesimin e Milanit për Ilicic. Këto janë fjalët e tij: “Përtej rinovimit ose jo të Calhanoglu, Milani po mendon seriozisht për Ilicic.

Lojtari mund të ketë vullnetin për të përmbushur ëndrrën për të luajtur në një klub të madh.

Ricky Massara tashmë e ndiqte atë që kur ishte drejtues te Roma me Monchi drejtor sportiv dhe marrëdhënia e sllovenit me Gasperini nuk është më ajo që ka qenë dikur.

Ka pasur kontakte serioze me Milanin, por duke marrë parasysh moshën e lojtarit, kuqezinjtë nuk do të donin të shpenzonin shumë para, duke i qëndruar pak a shumë shifrës që shpenzoi Sevilla për Gomez”

Sakaq, po në mbrëmje, drejtori sportiv i Atalanta-s, Sartori, mohoi: “Nuk na rezulton asnjë interes nga Milani për Ilicic”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu