Di Marzio: “Jepini dorën drejtuesve të Milanit, kanë shpenzuar 60 mln euro në mes të korrikut pa shitur askënd ende”

Gianluca Di Marzio, i cili foli në Calciomercato – L’Originale në Sky Sport 24, bëri në analizë të deritanishme të merkatos së Milanit.

“Në një merkato me vështirësi të mëdha ekonomike për të gjithë, Milan ka shpenzuar tashmë 60 milion euro pa arkëtuar asgjë!

Po jua bëj një llogari që tani: janë 28 milion euro për Tomori, 7 për Tonali, 1 për Giroud, 16 Maignan, 4 Ballo-Touré dhe 3.5 milion për huazimin dy-vjeçar të Brahim Diaz: pra, janë 59 milion euro.

Përpjekja ekonomike për t’i dhënë përparësi Piolit menjëherë duhet të theksohet dhe drejtuesit meritojnë t’u jepet dora…

Tani mundësitë do të kapen: në të djathtë Dalot nëse Manchester hapet për huazim ose Odriozola.

Mesfushori sulmues nëse do të gjendet mundësia në javët e ardhshme, sulmuesi i ri nëse do të jetë Kaio Jorge ose një tjetër…

Shkurtimisht, Milani tani ka shpenzuar shumë dhe është gati të shfrytëzojë mundësitë që do të vijnë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu