Di Marzio i zbulon tifozit objektivin e vërtetë të Maldinit dhe “fshin” tre emrat e përmendur!

Në përgjigje të komenteve të një përdoruesi, Gianluca Di Marzio foli për tregun e transferimeve të Milanit dhe në veçanti për tre emra: Depay, Scamacca dhe Jovic.

Sipas thashethemeve të fundit, këta të tre do të ishin në shënjestër të Maldinit dhe Massara për të forcuar sulmin në janar. Por mesa duket nuk është kështu.

Sipas informacionit që zotëron gazetari i mirënjohur, askush nga ata tre nuk është shënjestër e kuqezinjve për momentin.

Di Marzio konfirmon interesin e fortë të Milanit për Simakan, i identifikuar si një përforcim ideal për mesfushën.

Në fakt, thashethemet gjithashtu kanë gjetur përgjigje pozitive nga Franca: sipas FootMercato, Maldini po bën presion te Strasburg për t’u përpjekur të mbyllë akordin.

Marrëveshja me lojtarin tashmë ekziston që nga vera e kaluar mbi bazën e një kontrate pesë-vjeçare. Duhet të gjendet një marrëveshje me klubin, i cili e vlerëson mbrojtësin në rreth 20 milion euro, por mund të mbyllet rreth 15-18.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu