Di Marzio flet për Chiesa-Milan! “Nga verifikimet e mia…”

Goditja e Tonali mund të ketë qenë vetëm e para e një fushate merkatoje që pritet të “ndizet” për Milanin.

Një ndër objektivat – ende të fshehur – të Milanit është Federico Chiesa, sigurisht, edhe pse dihet që Fiorentina është një kockë e fortë për shkak se Commisso nuk dëshiron të ulë çmimin!

Drejtuesit vjollcë ndodhen në Milano këto ditë, por eksperti i merkatos Gianluca di Marzio në emisionin e tij te “Sky Sport” thekson se “nga informacionet që kam dhe verifikimet që kam bërë, nuk ka pasur ende kontakt mes Milanit dhe Fiorentinas për Chiesa”.

Megjithatë, Milani pret dhe ka durim në këtë objektiv aspak të lehtë për shkak të kostos. Nëse deri në fund të merkatos asnjë nuk do të afrohej te Fiorentina për të bërë një ofertë të lartë, “Djalli” do të jetë gati, si me rastin Tonali!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu