DI MARZIO: 500 mijë euro mes Milan dhe Roma mbi Florenzi! Afron Bakayoko, mbi Adli…

Gianluca Di Marzio foli për Sky Sport 24 gjatë Calciomercato L’Originale, duke shtuar detaje në negociatat e lidhura me Alessandro Florenzi dhe Milanin:

“Florenzi eshte prej disa ditesh qëllimi i madh i Milanit. Roma ka dhënë lejen për huazim të rëndë me te drejten e blerjes, por 500 mijë euro po vallëzojnë midis shumës së huazimit dhe asaj të së drejtës së blerjes, të cilat palët shpresojnë të zgjidhin këto orë për të lejuar lojtarin të mbërrijë në Milano dhe të vihet në dispozicion të Stefano Piolit”

Operacioni nuk rrezikohet, natyrisht, pasi Florenzi ka zgjedhur Milanin dhe do i mbahet fjalës së tij.

Sakaq, afron rikthimi i Bakayoko, sic thotë Di Marzio:

“Në mesfushë po kthehet konkretisht Bakayoko nga Chelsea, i cili mund të jetë përforcimi i parë, por hipoteza e mbërritjes së Adli nga Bordeaux nuk përjashtohet.

Pastaj do të ketë edhe një lojtar të mundshëm ofensiv, për të kuptuar nëse ai do të jetë sulmues fantazist apo krah i djathtë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu