Deulofeu shpreh hapur dashurinë: Dua të kthehem te Milani

Gerard Deulofeu nuk ka reshtur së menduari për Milanin.

Spanjolli ka shprehur publikisht dëshiren për t’u rikthyer për të veshur bluzen kuqezi por nuk do të jetë e lehtë, të pakten përnjëherë.

Maldini dhe Massara, që kanë çmuar dëshiren për t’u kthyer të ish lojtarit të Barcelonës, kanë theksuar se Deulofeu sot për sot nuk është një prioritet.

Në të djathtë, në fakt, Milani ka Saelemaekers, Casfillejo dhe nëse është e nevojshme edhe Paqueta.

Pa harruar se është në ardhje Brahim Diaz.

Pastaj, duket e vështirë që Milani, të vendosë të investojë 24 milionë euro, shuma e kërkuar nga Ëatford.

Deulofeu-t i kërkohet të presë, me shpresën që klubi anglez të pranojë mënyra të ndryshme të transferimit në orët e fundit të merkatos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu