Pas përfundimit të shitjeve, Napoli do të jetë gati të blejë një përforcim për sulmin, ku në të djathtë Rino Gattuso ka nevojë për diçka tjetër.
Dhe objektivi më i thjeshtë të cilit trajneri kalabrez i ka dhënë “ok” është Gerard Deulofeu, anësori sulmues i Ëatford i cili tashmë e ka njohur Serie A me fanellën e Milanit (vetëm për gjashtë muaj).
Ish-lojtari i Barcelona-s mund të mbërrijë në huazim sepse klubi i Pozzo-s tani ka rënë në Championship dhe nuk mund të mbulojë pagën e majme 3.5 milion euro lojtarit.
Deulofeu deri në fund priste për Milanin dhe, madje, kishte dëruar shpesh mesazhe për t’u kthyer kuqezi, aty ku ai e quan aventurën më të bukur, pasi lindi edhe fëmija e parë…
Por, Milani kishte të tjera prioritete.