Milani do të forcojë mesfushen në hapësirën e ardhshme të merkatos dhe në këto ditë po qarkullon përsëri emri i Tiemoué Bakayoko.
Ai shpreson të kthehet në Milano.
La Gazzetta dello Sport shkruan se kandidatura e tij po forcohet me kalimin e ditëve.
Klubi kuqezi po mendon seriozisht për të dhe mund të ketë arritur një dakortësi rreth të ardhurave, rreth 3 milionë euro në vit plus bonuse.
Bakayoko që të kthehet tek Milan është i gatshëm të sakrifikojë, duke pranuar një rrogë në të ulët në krahasim me atë prej 6-6,5 milionë në sezon që ka nga kontrata aktuale me Chelsea.
Në vitin 2018/2019 ka qenë veshur me bluzen kuqezi dhe tani dëshiron të kthehet përsëri.
Tani Milan duhet të gjejë marrëveshjen edhe me Blues mbi çmimin e kartonit.
Tre vite më parë Chelsea shpenzOI rreth 40 milionë për ta blerë nga Mynyh dhe kontrata e Bakayoko skadon në qershor 2022.
Klubi londinez kërkon të paktën 20 milionë për ta lënë lojtarin, ndërsa “djajtë” duan të shpenzojnë rreth 15.
Sa I përket karakteristikave, francezi do të ishte një forcim i mirë për skemën 4-2-3-1 të Stefano Pioli.
Gjithashtu do të ishte një alternativë e mirë për Franck Kessie përpara mbrojtjes./milanclubalbania.al/