Detaje nga vizita e Fabio Capello-s në “Shtëpinë Milan”

Dje në “Shtëpinë Milan” është parë Fabio Capello.

Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, ish-tekniku ka takuar shoqërinë për të diskutuar rreth strategjive të ndryshme të lidhura me Legjendat dhe mënyra të tjera për të rritur të ardhurat kuqezi nëpërmjet sponsorëve.

Pra Capello nuk do të hyjë drejpërsëdrejti në shoqëri, siç ishte përfolur në muajt e shkuar, por do të rrijë i lidhur ngushtë me skuadren e lavdive të vjetra, në xhiro rreth botës për të kujtuar shkëlqimin e lavdishëm të dikurshëm dhe të konsolidojë brendin Milan.

Objektivi, pra, është të çojë Milanin lart jo vetëm në fushë, por edhe në nivel strategjik dhe ekonomik, në mënyrë të tillë që të jetë përsëri i dëshirueshëm nga sponsorët.

Një shoqëri që do të rritet dhe të kthehet e madhe në çdo aspekt./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu