Dështimi i Super League, reagon banka e famshme amerikane që do financonte projektin!

Super League, e lindur dhe e mbytur në anije për pak më shumë se 48 orë, vazhdon të diskutohet…

Siç u përmend, për krijimin e kompeticionit të ri, dymbëdhjetë klubet themeluese i kishin besuar JP Morgan për të financuar projektin.

Banka amerikane – me një shënim të raportuar nga reporteri i New York Times – tani është duke u distancuar nga Super League:

“Është e qartë se ne kemi gjykuar keq se si kjo marrëveshje do të ishte parë nga komuniteti i futbollit dhe çfarë ndikimi mund të kishte mbi ta në të ardhmen. Ne do të mësojmë nga kjo”

Por, nuk dihet nëse banka do të tërhiqet përfundimisht apo do të vazhdoj të presë lëvizjen e radhës.

Fakti është që pikërisht kjo bankë do të ofronte ato 350 mln eurot e solidaritetit në dorën e parë për 12 klubet bashkëthemeluese…

Sakaq, ai shkruan dhe një reflektim…

“A kanë ndjekur klubet objektivin e gabuar për të kërkuar më shumë që ndjejnë se meritojnë?

FIFA fiton më shumë se 6 miliardë dollarë nga Kupa e Botës, por dhuron vetëm 200 mln dollarë për klubet që zhvillojnë talentin.

Eshtë momenti i një diskutimi të hapur, ofertat pas kuintave nuk funksionojnë qartësisht”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu