Deschamps pas ndeshjes Belgjikë-Francë! “Kisha menduar për Theon edhe përpara, por duhet ta dini se këtu…”

Pas fitores me përmbysje kundër Belgjikës, trajneri i Francës, Didier Deschamps dha analizën e tij të ndeshjes së luajtur në Allianz. Ai foli për Sport Mediaset gjithashtu edhe për Theo Hernandez, e para si titullar dhe e dyta në total…

“Pjesën e parë e nisëm mjaft mirë, por pastaj belgët na detyruan të luanim shumë ulët: niseshim vonë me pasime dhe në kundërsulm dhe ata na dënuan me dy gola.

Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi.: me krenari dhe personalitet, dhe duke vënë më shumë agresivitet pjesa e dytë ishte e jona.

Kjo është dëshmi se Franca është konkurruese, por nisëm të luanim pak vonë, edhe sepse ndryshova pak sistemin e lojës: na duhet kohë , të cilën ne nuk e kemi.

Aktivizova një lojtar të ri si Theo, i cili shënoi golin vendimtar në paraqitjen e tij të dytë. Jam krenar për atë që kanë bërë djemtë, kjo fitore demonstron karakterin dhe cilësinë e këtij ekipi”.

Goli i Mbappé e ndihmon atë, dhe ndoshta mund të thërrisje Theon pak më herët …

“Ka shumë konkurrencë. Unë kam qenë duke menduar për të për një kohë të gjatë dhe përpara Europianit: gjithmonë e kam thirrur atë paraprakisht.

Ai gjithashtu mund të luajë me katër, e bën atë te Milani: është një lojtar interesant në fazën sulmuese, duhet rritet në fazën mbrojtëse. Ai ka bërë shumë mirë, po e konfirmon veten”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu