Deschamps injoron Theo Hernandez te Franca: Ka një arsye!

Trajneri i Francës, Didier Deschamps para pak ditësh publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e para eliminatore të Botërorit të vitit të ardhshëm. Në listën e publikuar nga trajneri ra në sy fakti që sërish në listë nuk ishte emri i Theo Hernandez.

Në lidhje me mos thirrjen e yllit të Milanit është përgjigjur vetë trajneri Deschamps. Ai tregon se ka shumë konkurrencë në krahun e majtë të mbrojtjes dhe Digne po luan më mirë. Ai shprehet se nuk ka përse të favorizohet një lojtar për faktin se luan në një klub me më shumë emër.

“Theo Hernandez? Ka shumë konkurrencë në atë rol. Asnjë lojtar nuk duhet të favorizohet për faktin se luan në një klub me vëmendje më të madhe mediatike.

Nuk do të ishte e drejtë të penalizohet Digne për këtë arsye.

MANCHESTER, ENGLAND – FEBRUARY 06: Lucas Digne of Everton in action during the Premier League match between Manchester United and Everton at Old Trafford on February 06, 2021 in Manchester, England. Sporting stadiums around the UK remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Ai po luan shumë mirë me ne dhe me klubin. Shumë njerëz e nënvlerësojnë atë sepse luan me Everton dhe më vjen shumë keq për këtë”, u shpreh Deschamps. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu