Derbi virtual perfundon 2-2. Kronologjia e lojes dhe komentet e dy “trajnereve”

Milan dhe Inter ndahen ne barazim 2-2 ne derbin e pare virtual, i quajtur ndryshe “eDerby”, ku Leao dhe Esposito sfiduan njeri-tjetrin. Dy lojtaret veshen per nje dite mantelin e Piolit dhe Contes duke hedhur ne fushe dy formacione te ndryshme.

Leao e nisi lojen me skemen 4-4-2: G. Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Castillejo, Kessie, Bennacer, Calhanoglu; Leao, Ibrahimovic.

Esposito hodhi ne loje skemen 4-3-1-2: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Candreva, Barella, Vecino, Brozovic; Esposito, Lautaro, Lukaku.

Mijera jane bashkuar per te shijuar kete derbi virtual, me futbollin qe tashme eshte ne abstenim te plote per shkak te pandemise se koronavirusit. “Ederby” u transmetua ne Dazn dhe kanalet sociale te dy klubeve, shoqeruar me komentimin e Stefano Borghi. Ndeshja ishte shume argetuese per t’u pare duke nisur qe nga shprehite e fytyrave te dy lojtareve gjate fraksioneve te lojes apo dhe momenteve te protestave per gabime te gjyqtarit per ndeshkime te pafavorshme dhe dyshimet per pozicione jashte loje.

Ishte Milani qe zhbllokoi ndeshjen ne pjesen e pare, me Ibra qe asistoi per Leao, me kete te fundit qe festoi duke thirrur pas shenimit te golit. Inter me pas rikheu shpejt rezultatin ne pjesen e dyte me golat e Lukaku dhe Martinez. Por nuk zgjati shume permbysja e zikaltereve pasi ishte Ibrahimovic ai i cili riktheu gjithcka ne barazpeshe. Eshte nje barazim qe, duke gjykuar nga shprehia e fytyrave te dy trajnereve per nje dite, u la te dyve nje shije te hidhur.

Pas pefundimit te ndeshjes Leao u shpreh se ndihet shume mire me Ibrahimovic qofte virtualisht qofte ne realitet. “Me nje lojtar me ato cilesi eshte veshtire te mos ndihesh rehat”, shtoi Leao.

Ne anen tjeter Esposito tha se Lukaku dhe Lautaro jane nje dyshe perfekte dhe kete e tregojne shifrat. Ai falenderoi ata per golat e shenuar dhe pse tha qe mund te kishim bere me mire.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu