Derbi në tv! Ndizet debati mes MCA dhe ICA por ka edhe fair play mes tifogrupeve

Elton Guranjaku, themeluesi i Milan Club Albania, i ftuar në Supersport në rubrime “Sporttime”, ka folur në lidhje me derbin e Madoninës që do të zhvillohet ditën e shtunë, ora 18:00, duke analizuar se si mbërrijnë të dy skuadrat… Në lidhje direkte ka qenë edhe kryetari dhe themeluesi i Inter Club Albania, Juxhin Rama.

Si shihen mungesat?

Guranjaku: “Mendoj se si Interi, ashtu edhe ne kemi. Mos harrojmë që nuk kemi Rebic dhe tani është kthyer Romagnoli. Edhe në mbrojtje kemi Gabbian si zëvendësues që mungon. Interi hiq Bastoni, të tjerët nuk janë titullarë, ndaj nuk e shoh si Milanin më të avantazhuar”.

Rama: “Derbi pak i çuditshëm! Mungesat janë ato që janë por ky do të jetë kampionati sivjet… Derbi nuk ka asnjëherë favorit sepse dihet tashmë. Nëse shohim mungesat, për fat këtë vit Interi ka një stol të madh. Sanchez nuk dihet nëse do të rikuperojë. Pastaj, ata kanë Ibrahimovic. Megjithatë, Interi është ndërtuar për të fituar dhe me shumë mundësi”.

Guranjaku: “Këtu flet drejtë ky por te faqja nuk është kështu…”

Rama: “Nuk ka diferencë nëse e shohim nga tv. Derbi mbetet derbi dhe festohet njësoj kur fitohet dhe ndihesh keq kur humbet. Organizime nuk do të ketë dhe i kemi anuluar”.

Guranjaku: “Në një bar jemi grupi i ngushtë, por pa lajmërime, pasi nuk lejohen grumbullimet”.

Cili është favorit?

Guranjaku: “Interi sivjet është ndërtuar për të fituar titullin. Kurse Milani për vendin e katërt. Interi lufton me Juventusin, kurse Milani për Champions. Kanë objektiva ndryshe. Shoh Interin favorit në derbi”.

Rama: “Nuk po thotë njeri që Milani është pretendent për kampionat. Për ndeshjen e nesërme, faktikisht Milani është i avantazhuar me mungesat. Do ta shihni në fushë, edhe pse lejohen 5 zëvendësime”.

Milanistët duken si më të qetë? E vërtetë?

Rama: “Ne të Interit jemi më shumë emocionalë”

Guranjaku: “Kjo vjen dhe sepse vitet e fundit Interi ka qenë më mirë në derbi. Kam pasur kontakte me Juxhinin dikur, por për shkak të faqes së tij dhe ato që shkruan nuk takohem më…”

Rama: “Ajo që shoh te Eltoni (Guranjaku) është puna në faqe dhe fakti që ka një komunitet të madh. Unë e di se sa e vështirë është të organizohesh dhe të jesh një tifoklub i njohur”.

Titulli?

Rama: “Për mua e fiton Interi dhe dua ta fitojë. Nuk shoh ndonjë skenar tjetër. Shpresa është që të fitojmë. Derbi? Fiton Interi, patjetër”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu