Derbi në merkaton “milaneze”: objektivi është algjerian!

Mes futbollistëve që janë afruar së fundmi me orbitën Milan figuron edhe emri i Aissa Mandi, mbrojtësi algjerian që luan te Betis Sevilla dhe që është drejt fundit të kontratës.

Lojtari i datëlindjes 1991, sipas asaj që shkruan portali algjerian Fennec Football, nuk ndiqet vetëm nga kuqezinjtë por edhe Interi.

Pra, një derbi merkatoje mund të ndizet për futbollistin që ka veshur në karrierën e tij edhe fanellën e Reims, aty ku edhe u rrit.

Betis, në fakt, pagoi 2.6 mln euro pesë vite më parë për ta marrë nga Franca. Roli i tij është qendror, por në mbrojtje mund të luajë edhe në të dy krahët, ndaj quhet polivalent.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu