Derbi në merkato mes Milanit dhe Interit! Talenti i klubit belg në fokus: por duhen 20 mln euro

Merkato e transferimeve vazhdon “nën rrogozë” duke qenë se vera po afron. Megjithatë, ka edhe derbi merkato, por ishte e pashmangshme…

Sipas asaj që shkruan Calciomercato.com, Milani dhe Interi janë duke ndjekur me vëmendje mbrojtësin e talentuar të Club Brugge, Odilon Kossounou.

Lajmet vijnë nga Belgjika dhe Brugge ka vendosur çmimin e mbrojtësit të datëlindjes 2001: 20 milion euro.

Këtë sezon, mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ka luajtur 22 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar edhe një gol. Veç kësaj, drejtuesit kuqezi e ndoqën edhe ndaj Dinamo Kiev në Europa League.

Brugge pagoi dy vite më parë 3.8 mln euro te Hammarby për të siguruar mbrojtësin pasi ky i fundit qëndroi vetëm një sezon në Suedi duke qenë se shkëlqeu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu