Derbi Inter-Milan për Tonalin, puna në fshehtësi e Maldinit për mesfushorin

TALLAGHT, IRELAND - OCTOBER 10: Sandro Tonali of Italy during the UEFA U21 Championships Qualifier match between the Republic of Ireland and Italy at Tallaght Stadium on October 10, 2019 in Tallaght, Ireland. (Photo by Harry Murphy/Getty Images)

Mesfushori i Breshias, Sandro Tonali duket shumë pranë kalimit tek Interi, por sipas “Corriere Dello Sport” së fundmi është futur Milani në mes.

Gazeta italiane zbulon se drejtori i kuqezinjëve, Paolo Maldini ka punuar në fshehtësi dhe ka kontaktuar me agjentin e lojtarit dhe presidentin e Breshias, Masimo Celino.

Milani kërkoi ta merrte Tonalin në huazim me të drejt blerjeje, por Celino refuzoi.

Edhe Interi kërkon ta marrë mesfushorin në huazim me të drejtë blerje, por zikaltërit kanë përfshirë edhe bonuse dhe mësohet se kanë arritur një marrëveshje paraprake me agjentin e Tonalit.

Interi i ndali negociatat gjatë Europa Ligës, dhe Milani përfitoi nga kjo ndalesë për të hyrë në mes dhe për të kontaktuar me lojtarin.

PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu