Der Spielgel | Super League “ringjallet”, një format i ri për të rifilluar projektin! Ja si pritet të jetë

Super League Europiane nuk ka vdekur, ose më mirë të themi, po planifikon kthimin!

Revista gjermane “Der Spiegel” zbuloi se agjencia angleze “Flint”, eksperte në sektorin e lobimit, është kontaktuar për të studiuar një plan “ringjalljeje” për Superligën, i kompletuar me një draft-dokument të titulluar:

“Hapja e rrugës për Superligën: strategji për rindërtimin, rifillimin dhe fitimin”.

Sipas mediave gjermane, strategjia do të jetë kundër modelit aktual të UEFA-s, i konsideruar abuziv dhe monopolist.

Përveç kësaj, 12 klubet themeluese janë ende në projekt, pavarësisht se 9 prej tyre janë tërhequr dhe kanë rënë dakord të ribashkohen përsëri me UEFA-n dhe ECA.

Së fundi, kompania e Madridit, “A22 Sports Management” (konsulente e Superligës) do të studionte një sistem më fleksibël, me një format që do të siguronte promovime dhe rënie midis një Superlige 1 hipotetike dhe një Superlige 2.

Kompania e Madridit A22 Sports Management ka krijuar një sistem me fleksibilitet më të madh, duke filluar nga një format me promovime dhe rënie me Super League 1 dhe një Super League 2.

Hipotezat e para flasin për 3 rënie dhe 2 promovime duke lënë një vend të lirë për një “wild card”…

Super League Vertrag /Aufmacher

Pastaj do të parashikohej një skenar i dytë, në të cilin, megjithatë, Superliga 2 arrihet duke u kualifikuar nga kampionatet: Superliga 2 do të modifikohej çdo vit, me 17 ekipe nga kampionatet plus tre të zbriturit nga Superliga 1, me mundësia pra që ata që fitojnë Superliga 2 të ngjiten dhe të mbajnë vendin në sezonet pasuese, pavarësisht nga rezultatet në kampionat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu