Dëmtimi i rëndë, Gabbia kreu sot kontrollet. Kohët e rikuperimit!

Lajme të këqija për Milanin pas rezultateve që kanë dalë sot në kontrollin që ka bërë Matteo Gabbia, i cili doli pas minutës së 3-të të ndeshjes Milan-Parma në “San Siro” dje.

Sipas raportimit nga Sky Sport, mbrojtësi qendror kuqezi ka një tendosje të ligamentit kolateral të gjurit.

Nesër është parashikuar një tjetër vizitë për Gabbia, por tashmë është e sigurtë se ka mbyllur vitin me kuqezinjtë dhe se do të kthehet me shumë mundësi në javën e dytë ose të tretë të janarit.

Kjo bën që Milani në janar të hidhet në merkato për një mbrojtës qendre, duke qenë se ka në dispozicion dhe të besueshëm vetëm Kjaer (i dëmtuar gjithashtu aktualisht) dhe Romagnoli, duke iu shtuar premtuesi Kalulu dhe Duarte, jo fort i pëlqyer.

Musaçhio, sakaq, në janar do të largohet dhe fakti që nuk luan tregon se nuk dëshiron të rrezikojë një tjetër dëmtim për të mos pasur mundësi transferimi siç ndodhi në verë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu