Dëmtimi i Leao nuk shqetëson, nesër merret vendimi! Por Pioli e ka ndarë mendjen…

Një lajm i rëndësishëm mbërrin në lidhje me Rafael Leao, i cili doli i dëmtuar në Milan-Napoli. Lojtari – në analizat e sotme – ka një shqetësim në kofshë dhe doli si një masë paraprake.

Stefano Pioli buzëqeshi në mëngjes për shërimin e Zlatan Ibrahimovic, i stërvitur në grup, megjithatë ai mban një sy në situatën e portugezit.

Leao u largua nga fusha në fund të ndeshjes kundër napolitanëve, i zëvendësuar nga Jens Petter Hauge, duke ndezur menjëherë alarmin në funksion të ndeshjes së kthimit të Europa League kundër Manchester United.

Futbollisti dje iu nënshtrua seancave të fizioterapisë dhe testeve instrumentale që përjashtuan më të keqen, megjithatë thirrja e tij për nesër duket të paktën e komplikuar…

Asnjë lëndim për Rafael Leao, por ai është në dyshim për të enjten.

Rafael Leao, sipas Manuele Baioçhini të Sky Sport, vetëm ka  lodhje të muskujve, pa u dëmtuar. Thirrja e tij mbetet në ekuilibër dhe nesër do të jetë vendimtare, kur lojtari do të vlerësohet pas seancave të fizioterapisë në të cilat do t’i nënshtrohet.

Pavarësisht thirrjes së tij, Stefano Pioli do të fusë titullarin Ante Rebic, i cili do të humbasë ndeshjen në Firence për shkak të skualifikimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu